Kategoria Superiore është futur në një fazë të nxehtë të saj. Këtë fundjavë do luhet java e 32-të e saj, çka pritet të japë disa verdikte finale. Disa skuadra janë në garë për titull dhe për zonën Europiane, por me mjaft interes shihet edhe gara për mbijetesë. Për të shmangur aleancat mes skuadrave, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që me përjashtim të kësaj fundjave, katër javët e mbetura të luhen në të njëjtën datë dhe orë.

Në unifikimin e bërë nga FSHF bie në sy edhe një përjashtim, pasi derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 33-të do luhet të enjten me datë 13 Maj në orën 19:00, ndryshe nga pjesa tjetër që do zhvillojë sfidat respektive në orën 16:00. Ndërkaq në tre javët e mbetura, të pesë sfidat do luhen duke nisur nga ora 17:00.  

Klan News