Policia e Shkodrës ka arrestuar një 47-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike.  

Mësohet se në pranga Abdyl Çanga, 47 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër.  

Për këtë person Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë. /tvklan.al