Fshihet nën shkëmbinj, zbulohet një lloj i ri gjarpri vdekjeprurës



Fshihet nën shkëmbinj, zbulohet një lloj i ri gjarpri vdekjeprurës

12:11 17/07/2018

Një specie e re vdekjeprurëse e gjarpërinjve helmues është zbuluar në Australi. Bryan Fry, nga Universiteti i Queensland, po drejtonte një ekip biologësh në kërkim të gjarpërinjve të detit, kur ata panë gjarprin afër qytetit Weipa.

Gjarpëri “lara-lara” është nga racat nëntokësore, i zi me unaza të bardha që zakonisht fshihet nën shkëmbinj, trungje dhe ekziston kryesisht në Australi.

Ai ka një pickim helmues. Simptomat tipike që jep pickimi përfshijnë dhimbje në vende të caktuara, ënjtje të vendit të plagës dhe nyjeve përreth, ndjesi shpimi dhe mpirje të gjymtyrëve.

Studiuesit aktualisht kanë një total prej pesë mostrave të specieve të reja, të njohura si Vermicella parscauda, pasi gjetën dy më shumë pranë qytetit Weipa, një prej të cilave ishte vrarë nga një makinë. Megjithatë shkencëtarët tashmë kanë frikë se aktiviteti i rëndë i minierave në bregun perëndimor të Gadishullit Cape York mund të rrezikojë speciet./tvklan.al 





Të ngjashme