Studiuesi zbulon 13 sekuenca të koronavisurit që ishin zhdukur në mënyrë misterioze

Faktet shkencore dhe teoritë konspirative kanë shtuar akoma më shumë misterin rreh virusit që tronditi botën. Zbulimi i një studiuesi të qendrës kërkimore Fred Hutchison në SHBA, ka sjellë elemente të reja rreth koronavirusit. Me shfaqjen e rasteve të para në Wuhan, ndoshta para Dhjetorit të vitit 2019 kur zyrtarisht u deklarua rasti i parë, një grup studiuesish kinezë analizuan sekuencat gjenetike të virusit. 

Kjo strukturë gjenetike, e përbërë nga 241 sekuenca ruhet në arkivin elektronik të Librarisë Kombëtare të Mjekësisë, që financohet nga Shtetet e Bashkuara. Por një pjesë e kësaj sekuence u zhduk në mënyrë të mistershme.

Në reportazhin e New York Times shkruhet se studiuesi Jesse Bloom pasi kontrolloi memorien e Google Cloud të arkivës zbuloi 13 nga këto sekuenca. Këto sipas tij mund të hedhin dritë se nga erdhi virusi ose të paktën tregojnë kapacitetin e SarsCov2 për të gjeneruar mutacionet e reja. Në shkrimin e New York Times thuhet se edhe pse bëhet fjalë për disa elementë shkencorë ndoshta mund të ndihmojnë për origjinën e virusit ose të paktën hedhin dyshime për të hetuar në një tjetër drejtim.

Pse u fshinë këto sekuenca nga arkivi, a ishte kjo një tentative për të fshehur gjurmët e virusit ose të paktën strukturën e tij të plotë? Kujtojmë këtu që administrata Biden ka nisur hetimet për origjinën e virusit pasi ka dyshime së Covid-19 mund të ketë dalë nga laboratori i Wuhan.

Klan News