Fshirja e kujtimeve të trishta – TV KLAN

Fshirja e kujtimeve të trishta

Tek truri i njeriut mund të besh “delete”, “filet” që nuk i dëshiron

Fshirja e kujtimeve të dhimbshme nga truri ynë mund të realizohet me anë të një strategjie të re, kjo gjë për të gjithë ata që vuajnë nga sindroma e stresit post traumatik, fobi apo depresion, të gjitha këto probleme që mund të risjellin kujtime të eksperiencave jo të këndshme. Eliminimi nga memoria jonë është ideja që kanë kërkuesit e Universitetit Politeknik të Madridit, të cilët e kanë vërtetuar edhe studimin e tyre të publikuar në revistën Sciences Advanced.
Sipas tyre, çdo herë që kujtojmë një ngjarje në trurin tonë ndodhin ndryshime, të cilat pak e nga pak forcojnë kujtimin, i cili konsolidohet duke u kthyer kështu në memorie të qëndrueshme. Më parë mendohej se kur arrihej kjo fazë, nuk kishte më kthim pas, por neuroshkenca ka vërtetuar të kundërtën.

Duke i kërkuar dikujt të rikujtojë eksperiencën e dhimbshme apo të frikshme, kujtimi rikthehet dhe bëhet i ripërpunueshëm. Pikërisht për rreth 24 orët në vijim është i mundur ripërpunimi i kujtimit para se truri ta rikonsolidojë sërish. Dhe në këtë dritare kohore kanë ndërhyrë kërkuesit e Madridit, të cilët kanë përdorur propofolin, që zakonisht përdoret në anestezi për pacientët që do kryejnë ndërhyrje kirurgjikale. Rezultatet janë pozitive, kujtimi qëndron, por është i zhveshur nga ngjyrimet emocionale, frika apo dhimbja.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione