Ftesa e Bardhit për kandidatë të unifikuar në 14 Maj, reagon Berisha


Ftesa e Bardhit për kandidatë të unifikuar në 14 Maj, reagon Berisha

13:22 17/03/2023

Lidhur me deklaratën e deputetit demokrat, Gazment Bardhi mbrëmjen e djeshme në emsionin “Opinion” që demokratët duhet të hyjnë me një kandidat të unifikuar në zgjedhjet e 14 Majit, kryedemokrati Berisha ka reaguar sot në konferencën me gazetarët.

Kryetari i PD-së, Berisha është shprehur se “ata që mendojnë se mund t’i imponohen PD-së, si pengje të Edi Ramës me plaçkë të marë nëpërmjet Ramës, ata tregojnë mjerimin e tyre, mjerim të thellë”.

Pyetje: Mbrëmjen e djeshme në emsionin “Opinion”, Gazment Bardhi deklaroi se në Devoll, në Has, në Divjakë dhe në 2 ose 3 degë të tjera nuk do të nxjerrin kandidatë pasi është rënë dakord me kandidatët e dalë nga primaret, ndërsa ju bëri ftestë kandidatëve të tjerë që të jenë pjesë e subjektit politik që u mor vendimi nga KAS. Keni një përgjigje ju për ftesën e Bardhit?

Sali Berisha: Ata që mendojnë se mund t’i imponohen PD-së, si pengje të Edi Ramës me plaçkë të marë nëpërmjet Ramës, ata tregojnë mjerimin e tyre, mjerim të thellë. PD nuk mposhtet kurrë nga Edi Rama. Ai ka dështuar dhe do të dështojë në çdo përpjekje dhe të jesh i bindur se do të paguajë çmimin. Ai për të asgjësuar PD-në, për ta shndërruar në fasadë, ka kryer aktet më kriminale. Edi Rama ju thotë demokratëve se këta janë opozita, por ato shqiptarët i hedhin poshtë me nerveri dhe me përçmim. Nuk ka figura më të shpifura sot që i lejojnë vetes një gjë të tillë. Njerëz që nuk kanë lidhje me PD-në, por që bëjnë takime të fshehura me Ramën dhe me eksponentë socialistë. Kurrë krimi nuk mund ta mposhtë këtë parti./tvklan.al

“Në zgjedhje duhet të hyjmë me kandidatë të unifikuar”, Bardhi: Me çdo kosto, edhe për 1 orë…







Të ngjashme