“Qeveria, përgjegjëse për keqmenaxhimin e situatës”

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se opozita e ka refuzuar ftesën e Ramës për tu ulur në tryezë për të mos u bërë fasadë e qeverisë. Sipas Palokës qeveria është përgjegjëse për keqmenaxhimin e situatës pas tragjedisë.   

Pavarësisht thirrjeve te kryeministrit Rama opozita refuzon te jete pjese e një tryeze për situatën e menaxhimit të situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Largimi i Ramës është për opozitën e vetmja zgjidhje jo vetëm për krizën politike por edhe atë humanitare.

Sipas Palokës kryeministri  ka dështuar të menaxhoje situatën .

Paloka fton prokurorinë të hetojë dhe të verë përpara përgjegjësisë të gjithë shkelësit e ligjit. Për tu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti opozita ka prezantuar dy paketa që kanë të bëjnë me procesin e vlerësimit dhe ndërtimit të banesave dhe e dyta që i vjen në ndihmë biznesit në zonat e prekura nga tërmeti.

Tv Klan