Jennifer Chen, pranoi një kërkesë për miqësi në Facebook duke mos menduar shumë gjatë.

Një vit më vonë, kjo zgjedhje i kushtoi 61-vjeçares australiane rreth 600 000 dollarë.

Fotoja e profilit që përdorën mashtruesi, ishte në të vërtetë e një eksperti të humbjes në peshë Dr Garth Davis.

Doktori Davis shkruan vazhdimisht për këtë problem në Facebook, duke paralajmëruar njerëzit që të jenë të kujdesshëm ndaj llogarive që përdorin foton e tij.

Mashtrimi nisi në fillim të nëntorit kur ‘Dr Harrison’ i tha Chen se po mendonte të shkonte në Australi për të filluar një biznes dhe donte ta takonte atë personalisht.

Ajo tha se doktori e kishte kontaktuar duke i thënë

: “Jam në aeroport dhe  kam probleme”.

Unë i thashë:

“Çfarë problemi?”

Ai tha:

“Kam kaluar 1.5 milionë dollarë amerikanë përmes doganave. Ata mendojnë se unë kam shumë para dhe më kanë vënë një gjobë të madhe. Të lutem më ndihmo.”

Një grua më pas e kishte marrë në telefon duke u shtirur se punonte për doganat dhe Chen ishte bindur përfundimisht të paguante një taksë prej 3.000 dollarësh, në mënyrë që pjesa tjetër e parave të mbajtura në doganë t’i jepej doktorit mbrapsht.

Ajo tha që vajza që i foli në telefon tingëllonte shumë e vërtetë.

Unë e besova me të vërtetë.

Mashtrimi u zgjerua dhe më shumë kur “punonjësit e doganave” filluan t’i kërkonin asaj shuma më të madhe për arsye të çuditshme.

Gruaja 61-vjeçare tha se brenda 6 muajve e kishin bindur të të paguante 33 herë shuma të ndryshme që arrijnë në vlerën e 570.000 dollarëve.

“Nuk e kuptova mashtrimin. S’munda të kuptoj që ata ishin një grup mashtruesit dhe isha e frikësuar t’i tregoja burrit tim.”

Por kur ajo i tregoi të shoqit kishte paguar tashmë të gjithë shumën prej afro 600 000 dollarësh, që ishin gjithë kursimet e jetës së saj.

Bashkëshorti i saj tha se gruaja e tij ishte shpeshherë në qendër të mashtrimeve për shkak të naivitetin që e karakterizon./tvklan.al