Partia “Mundësia” e Agron Shehajt ka paraqitur gjithashtu listën e saj të kandidatëve. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehaj pranon paksa ‘me siklet’,  por gjithsesi me sinqeritet  se ka pasurnjë ofertë nga Partia Demokratike për koalicion. Ai thotë se oferta erdhi dy orë para mbylljes së koalicioneve, por koha s’do të ndryshonte asgjë në vendimin e tij për të mos u bashkuar.

Blendi Fevziu: A pate ofertë nga Partia Demokratike dhe pse s’e pranove?

Agron Shehaj: Duhet të jem i sinqertë?

Blendi Fevziu: I sinqertë fare. Pse ça, do na gënjesh në studio live ti? Na more në qafë!

Agron Shehaj: Dy orë para se të mbylleshin koalicionet.

Blendi Fevziu: Po çfarë të kërkuan?

Agron Shehaj: Nëse kisha ndonjë mendje për t’u bashkuar.

Blendi Fevziu: Po ti s’kishe mendje fare?

Agron Shehaj: Nuk kisha mendje fare. Nuk dua të ankohem. Thjesht u tregova i sinqertë kur më thanë, po unë s’kisha ndërmend, edhe po të më thoshin dy javë para./tvklan.al