Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 6 personave dhe plagosjen e 5 të tjerëve, përfshirë dy fëmijëve, ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Turqi.

Sipas mediave lokale, aksidenti ndodhi në Duzce, ku një fugon që udhëtonte nga Gaziantepi për në Stamboll, u përplas me një kamion.

Udhëtarët e fugonit mësohet se ishin nisur për në metropolin turk, Stamboll, për të marrë pjesë në funeralin e një të afërmi, por përplasja e fortë me kamionin u mori jetën 6 prej tyre.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e policisë, zjarrfikësit dhe ambulancat, të cilat transportuan të plagosurit në spitale. Sipas “Hurriyet”, gjendja e të plagosurve vijon të mbetet e rëndë.

Shoferi i fugonit ndodhët në spital në mesin e të plagosurve, ndërsa shoferi i kamionit është arrestuar nga policia, pasi dyshohet si shkaktar i aksidentit. /tvklan.al