Fukushima vijon të jetë e kontaminuar



Fukushima vijon të jetë e kontaminuar

11:42 06/03/2021

85% e mbetjeve të rrezikshme nga centrali berthamor nuk mund të asgjësohen, do të duhen 40 vjet për pastrimin e zonës

Fukushima është ende radioaktive. Sipas një raporti të Greenpeace, 85% e zonës vijon të jetë e kontaminuar, megjithëse kanë kalur 10 vjet nga incidenti berthamor. Sipas raporteve të publikuara nga organizata ndërkombëtare mjedisore protokollet e deritanishme për asgjesimin e mbetjeve nukleare nuk ka funksionuar dhe duket i parealizueshëm, pasi ka një kohëzgjatje prej 30-40 vjet. Ekspertët në bazë të raporteve dhe statistikave shprehen të shqetësuar, pasi programi nuk është aspak efikas, duke injoruar edhe rreziqet radiologjike.

Në 11 Mars të vitit 2010 një tërmet i fortë goditi pjesën veriore të Japonisë me epiqendër në fund të detit, në 30 km thellësi. Kjo lëkundje shkaktoi edhe tsunamin më të fortë në historine e vendit. Ndër pasojat më të rënda të tërmetit dhe tsunamit, ishte pikërisht katastrofa në centralin bërthamor të Fukushimës, më e rënda e epokës sonë pas Chernobyl.

Kanë kaluar tashmë 10 vjet, dhe sot kjo zonë vijon të jetë e kontaminuar me radioaktivitet, dhe sipas mediave ndërkombëtare, së fundmi qeveria japoneze po mendon që ujërat radioaktive të hidhen në Paqësor. Kjo gjë do të ishte një tjetër katastrofë natyrore dhe mund të sillte dëme të tmerrshme në ekosistemin detar dhe në të gjitha aktivitetet ekonomike të lidhura me të.

Klan News







Të ngjashme