Krahu i djathtë i Pablo Escobar, Jhon Jairo ‘Popeye’ Velasquez ka gjetur vdekjen në moshën 57-vjeçare si pasojë e kancerit në stomak.

Njeriu i tmerrshëm, që mburrej për vrasjen e 300 personave si dhe për urdhërimin e 3 mijë vrasjeve të tjera, ka ndërruar jetë në burg.

Ai u dënua në vitin 1993, vit kur u qëllua për vdekje nga policia Pablo Escobar, por u la i lirë në 2014.

Më pas ai qëndroi i fshehur nga frika për hakmarrje nga familjet e viktimave, por u dënua sërish në vitin 2018.

Vrasësi gjakftohtë po vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Bogota.

Velasquez ndihmoi në planifikimin e vrasjes së ish-kandidatit presidencial Luis Carlos Galan, i cili u qëllua për vdekje në vitin 1989, si dhe për bombardimin e “Avionca Flight 203” ku u vranë 107 persona.

Ai e quante veten me krenari si “vrasësi i besuar i Pablo Escobar”. /tvklan.al