Vendi në krizë ekonomike dhe i goditur nga pandemia

Në moshën 89-vjeçare Raul Castro ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Partisë Komuniste të Kubës. Kjo do të thotë se nuk do të ketë një Kastro në pushtet që për herë të parë që nga viti 1959 kur vëllai i tij Fidel u ngjit në krye të vendit pas pushtetin me revolucion. Vendimin e tij Castro e bëri në një fjalim në hapje të Kongresit të 8-të të partisë në pushtet. 89-vjeçari tha se misioni i tij ishte përmbushur.

Mediat raportojnë se Castro nuk ka përkrahur ndonjë pasardhës të tij, por në të kaluarën ka treguar mbështetje për Miguel Diaz-Canel, i cili u zgjodh president në 2018-ën.

Raul Castro njihet për marrëveshjen me ish-presidentin amerikan Barack Obama më 2014, që çoi më pas në forcimin e lidhjeve mes të dy vendeve, ndonëse një pjesë e mirë e marrëveshjes u përmbysur më pas nga ish-presidenti Donald Trump.

Castro premtoi se Kuba do të vijojë të ketë marrëdhënie respekti me SHBA-në, por këmbënguli se vendi i tij nuk do të heqë dorë kurrë nga “parimet e revolucionit dhe socializmit”.

“Për aq sa të jetoj, unë do të jem i gatshëm që të mbroj shtetin, revolucionin dhe socializmin me më shumë forcë se kurrë më parë”.

Kuba duket se po hyn në një epokë post-Kastro, por vendi është mbërthyer nga një krizë e rëndë ekonomike, për shkak të masave shtrënguese të Shteteve të Bashkuara dhe pandemisë.

Tv Klan