Fundi i tmerrshëm i 23-vjeçares

Posta

Fundi i tmerrshëm i 23-vjeçares

10:50 27/10/2019

Hoqi rrobat dhe u fut në pyll…

Një e re, që u zhduk në Guatemalë më shumë se 7 muaj më parë, zbulohet se ka humbur jetën pasi ra aksidentalisht nga një shteg malor.

23-vjeçarja Catherine Shaw, nga Long Hanborough në Oxfordshire të Britanisë, u raportua e zhdukur pasi doli nga hoteli më 5 Mars. Trupi i saj u gjet 6 ditë më vonë, por shkaku i vdekjes është zbuluar vetëm sëfundmi në një seancë gjyqësore.

Mjeku ligjor Darren Salter tha se e reja kishte hequr të gjitha rrobat dhe po ngjiste malin e vetme për të shijuar lindjen e diellit, kur ra në mënyrë aksidentale dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Salter tha se Shaw kishte 4-6 ditë e vdekur para se trupi i saj të gjendej. Ai tha se vdekja ishte aksidentale, pasi nuk kishte “asnjë rrethanë dyshuese për përfshirje të një pale të tretë” fundin tragjik të mësueses së joga-s.

Testet e toksikologjisë treguan se në trupin e saj nuk kishte shenja droge apo alkooli.

Dëshmia e mjekut ligjor për ecjen zhveshur, konfirmohet edhe nga i ati i saj, Tarquin, sipas të cilit e bija ndihej rehat zhveshur. Ai tha vajza e tij më parë kishte udhëtuar në vende ku lejohej nudizmi.

Familja e 23-vjeçares tha në një komunikatë se Shaw “dashuronte malet, ujëvarat, lindjet dhe perëndimet e diellit.”/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi