Një blogere e famshme në Rusi, e cilësuar nga ndjekësit si motoçiklistja më e bukur dhe më seksi në vend, ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Moskë.

22-vjeçarja Olga Petrova u përplas me një makinë që po kthehej në autostradë më 13 Tetor. Sipas “RT” nuk është ende e qartë kush ishte përgjegjës për aksidentin.

Pati raportime sipas të cilave përgjegjëse ishte makina Volvo, e cila nisi të kthehej pa hapur sinjalin, ndërsa policia rrugore tha se Petrova po lëvizte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk pati kohë të ngadalësonte motorin.

Petrova kishte edhe një llogari në Instagram dedikuar aktiviteteve të saj me motor, ku kishte tërhequr më shumë se 63 000 ndjekës./tvklan.al