Për 3 ditë me radhë familja e Ella-Louise Tunney kërkoi për të, pa e ditur se 26-vjeçarja kishte humbur jetën në vaskën me uji të ngrohtë, që ndodhej në bahçen e shtëpisë.

Babai i saj njoftoi policinë, pasi u bind se e bija ishte zhdukur nga shtëpia e tyre në Eton Wick, në Berkshire të Britanisë.

Ata kërkuan në zonën përreth, telefonuan në punën e saj, shërbimi financiar i firmës Alpha FX, ku ajo punonte si drejtuese, me shpresën se do ta gjenin, por nuk patën sukses.

Kur policia kontrolloi pronën 3 ditë më vonë, ata ngritën mbulesën e një vaske të ngrohtë dhe e gjetën 26-vjeçaren brenda saj.

Familjarët e saj kishin kaluar disa herë pranë vaskës, por as që u kishte vajtur ndërmend të kontrollin, për shkak se ishte e mbuluar.

Hetuesit besojnë se vaska ishte mbuluar pasi era kishte hedhur mbi të një mbulesë, duke fshehur kështu trupin e Tunney.

26-vjeçarja ishte diagnostikuar që në moshë të vogël me epilepsi, megjithatë ia kishte dalë që ta mbante nën kontroll falë mjekimeve. Në Nëntor të 2017-s situata u përkeqësua dhe ajo nisi të kishte gjendje të shpeshta të fikëti.

Fillimisht u mendua se e reja mund të ishte vrarë, por nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se shkaku i vdekjes kishte qenë mbytja, pasi 26-vjeçarja kishte pësuar një krizë epilepsie.

Tunney humbi jetën verën e vitit të shkuar, por ngjarja u bë publike së fundmi, pas një hetimi gjyqësor mbi vdekjen e saj.

/tvklan.al