Operacioni “Fundjava” ka vënë në pranga disa persona në kryeqytet. Policia bën me dije se si rezultat i operacionit tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrolli i ushtruar nga Forcat “Shigjeta”, në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit shtetasit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë,  është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje.  Në përfundim të veprimeve drejtuesi i automjetit  është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Nga ana e Patrullave të Përgjithshme  dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, është bërë kapja dhe ndalimi i personave:D. R., 45 vjeç banues në Tiranë. Gjithashtu është arrestuar G.M.,38 vjeç, banues  në Rrëshen, Mirditë, të shpallur në kërkim për veprat penale “Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”  dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.05.2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër  dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë shtetasin G. H.

Po në vijim të operacionit në orët e para të mëngjesit, nga kontrolli i kryer në ambientet e lokalit me pronar dhe menaxher shtetasin Sh.I,  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve  gjetën në   banak  të fshehura  11 doza të dyshuara me  lëndë narkotike kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet.  Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat  penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, i  shtetasi: Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamëz Tiranë ,( pronar dhe menaxher i lokalit),  i dënuar më parë për veprën penale të  “Mashtrimit”.  Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë  për veprën penale  “Moskallëzim krimi”,  shtetasi F. G., dhe shtetasja D.K.

Gjithashtu po gjatë kontrolleve  nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë Tiranë u kapën dhe u ndaluan edhe 6 shtetas të tjerë  të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht shtetasit: I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,  A S, për veprën penale “Dhuna në familje”,   A.S, për veprën penale “Mashtrimi”. R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, Sh.K. për veprën penale “Vjedhja”,A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”./tvklan.al