Shi dhe diell kanë karakterizuar fundjavën e parë të muajit Maj. Ndërkohë që temperaturat kanë luhajte të ndjeshme.

Edhe java e parë e Majit do të ketë mot të paqëndrueshëm e me vranësira. Temperaturat luhaten në vlerat 23-24°C. Rënia e tyre ndodhi si pasojë e shirave që u regjistruan në veri të vendit e që zbritën deri në zonat

Perëndimore dhe më pak në ato Lindore.

Sipas sinoptikanëve, e hëna do të vijojë të jetë pa reshje por e marta dhe e mërkura sjellin shira të përkohshëm, ndërsa temperaturat mbeten relativisht të ulëta, deri në 25°C deri të enjten.

Ndërsa fundjava pritet të ketë mot më të qëndrueshëm dhe temperatura më të larta, tipike të stinës.

Klan Plus