Serie A do të nisë javën e dytë me dy superndeshje. Juventus – Lazio në orën 18:00 që do të përkojë edhe me debutimin e Cristiano Ronaldo në stadiumin e tij të ri dhe Napoli – Milan në orën 20:30 me Carlo Ancelotti që do të përballet me ish-ekipin e tij.

Në Juventus Stadium do të jetë një provim për Thomas Stakoshën, që duhet të ndalë sulmin e frikshëm të kundërshtarit. Ronaldo nuk shënoi në takimin e parë ndaj Chievo në Verona dhe do të bëjë të pamundurën ta bëjë në shtëpinë e tij të re. Do të kthehet aty edhe Leonardo Bonucci, i cili ende nuk është pajtuar plotësisht me tifozët të nervozuar ende pas përvojës te Milan. Mund të ketë ende fërshëllima dhe zëra kundër.

Në stadiumin “San Paolo” Milan nis sezonin, pasi ndeshja me Genoa u shty për shkak të tragjedisë që mori shumë jetë njerëzish në Xhenova. Gonzalo Higuain do të luajë sërish kundër Napoli, skuadrës që e solli në Itali. Më i fortë emocioni i Carlo Ancelotti që do të jetë kundër Milan, ekip me të cilin fitoi gjithçka. Në fushë për ta ndihmuar do të jetë edhe Elseid Hysaj që duhet të bëjë gjithçka për të arritur një tjetër fitore.

Tv Klan