Autoritetet policore në qytetin amerikan të Chicago-s kanë bërë apel për ndihmë për të luftuar dhunën nga armët, pasi më shumë se 60 persona u qëlluan përgjatë fundjavës. Të paktën 10 persona u vranë në këtë qytet dhe sipas policisë atje, pjesa më e madhe të shtënave ndodhën për shkak të përplasjeve mes bandave.

“Nuk do të mposhtemi… Kemi nevojë për më shumë ndihmë nga sistemi i jonë gjyqësor. Na duhet më shumë ndihmë nga partnerët tanë federalë”,

tha kreu i policisë Fred Waller për gazetarët atje.

BBC shkruan se pjesa më e madhe e të shtënave me armë ndodhën të dielën, me të paktën 30 persona të qëlluar nga mesnata deri në orën 03:00. Pjesa më e madhe e ngjarjeve ndodhën në jug dhe perëndim të Chicago-s.

Sipas policisë

“kjo ishte një prej fundjavave më të dhunshme në vend”.

Megjithatë zyrtarët thonë se kjo rritje e dhunës është disi e çuditshme, pasi trendi i përgjithshëm në qytet tregon ulje të të shtënave. Më herët gjatë këtij muaji,

Chigaco Tribune

raportoi se kishte pasur 523 më pak të shtëna këtë vit krahasuar me 2017-ën.

/tvklan.al