3 spitale, 2 në Tiranë dhe ai rajonal i Elbasanit pa asnjë pacientë

Numri i pacientëve që kanë nevojë për t’u hospitalizuar ka ardhur në rënie nga dita në ditë. Përgjatë fundjavës në spitalin Covid 1 i cili ka mbajtur dhe peshën më të madhe të kësaj pandemie, asnjë pacient i prekur me Covid-19 nuk është shtruar, dhe kjo ndodh për herë të parë që prej 8 Marsit të vitin 2020, ku u shtruan dy pacientët e parë.

Të gjitha rastet e infektimeve me koronavirus që kanë patur nevojë për mjekim spitalor në 48 orët shkuara janë drejtuar në spitalin Covid 2, apo spitalet rajonale, duke e lënë në qetësi spitalin Covid 1.

Në të gjithë vendin numërohen 105 të shtruar në 2 spitalet Covid në kryeqytet dhe spitalet rajonalë.

42 pacientë po trajtohen në spitalin Covid 1, në infektiv, 38 në spitalin Covid 2, në Sanatorium, 18 në spitalin rajonal të Durrësit dhe 6 në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ulja e kërkesës për shtrim në spital ka çuar në zbrazjen e 2 spitaleve të dedikuar Covid 3 dhe 4 dhe spitalin rajonal të Elbasanit, ku nuk ka më asnjë të shtruar me Covid.

Tv Klan