Moti me diell dhe temperatura të larta ka bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen bregdetit këtë fundjavë. Qindra vizitorë kanë zgjedhur të shëtisin pranë bregdetit të Durrësit.

Për të ofruar një mjedis më të pastër në terren kanë dalë dhe punonjës të ndërmarrjes së pastrimit. Fëmijët janë ata që shijojnë më së shumti rrezet e diellit këtë fundjavë.

Ndërsa vlonjatët nuk i kanë rezistuar ujit të Jonit, duke zgjedhur ta nisin më herët sezonin e plazhit. Sipas sinoptikanëve, temperaturat e larta deri në 25 gradë, priten të zgjasin vetëm për dy ditë, pasi e hëna rikthen reshjet e shiut në vend, me temperatura më të ulëta.

Tv Klan