Osmani: Kushtet atmosferike të përshtatshme për plazh

Fundjava do të jetë e përshtatshme për plazh. Vala e të nxehtit që ka prekur Europën dhe gjithë Ballkanin do të vijojë edhe gjatë kësaj fundjave. Mesdita e të shtunës dhe e diela do të sjellin një ulje të lehtë të temperaturave.

Ditët e fundit të muajit Maj do të vijojnë të jenë me temperatura më të larta se sa vlerat mesatare të muajit me rreth 10 gradë Celsius. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, e premtja do të shënojë deri në 36 gradë Celsius. 

Mesdita e të dielës do të sjellë ulje të temperaturave me disa gradë. 

Fillimi i javës tjetër sërish do jetë me temperatura të larta.

Klan News