Fundjava, me mot të paqëndrueshëm




Fundjava, me mot të paqëndrueshëm

11:30 28/01/2022

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 14°C

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rritje me ditët e mëparshme me disa gradë Celsius. Ndërkohë gjatë fundjavës do të mbizotërojnë vranësirat në të gjithë vendin, por sipas parashikimeve të Meteoalb reshjet  do të jenë të pakta.

“Ultësira Perëndimore do të kalojë e gjitha në vlera positive pasi mëngjesin e ditës së sotme qarku I Beratit dhe Elbasanit ka regjistruar vlera 0 dhe 1 gradë Celsius”.

Temperaturat e ajrit gjatë fundjavës do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 14°C.

“Si pasojë e prezencës së pakët të reshjeve gjatë ditës së shtunë, kemi një rënie të lehtë në orët e mesditës duke bërë që maksimumet të zbresin në 13 gradë Celsius. E diela, për sa I përket temperaturave të ajrit, sjell një rënie me 2-3 gradë Celsius”.

Era do të fryjë e  lehte deri mesatare, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.

Klan News













Të ngjashme