Të dielën temperaturat ulen me 2-3 gradë Celcius

Deri të Shtunën pasdite moti në të gjithë vendin do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me kalime vranësirash të herëpashershme, ndërsa mbrëmja e së Shtunës dhe e Diela do rikthejë reshjet e shiut.

“Pasditja dhe mbrëmja e ditës së shtunë do të zhvillojë vranësira në territorin shqiptar duke bërë që të kemi prezencën  e reshjeve herë pas here në formën e rrebesheve. Reshjet e shiut do të nisin në zonat jugore dhe më pas gradualisht parashikohet të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar duke përfshirë këtu kryeqytetin, por po ashtu edhe zonat veriore ku herë pas here reshjet do të jenë në formën e rrebesheve. Dita e dielë mbetet në mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë në sasira më të pakta pasi sasia më e konsiderueshme e reshjeve pritet të jetë gjatë mbrëmjes së ditës së shtunë dhe paraditen e ditës së dielë deri në orët e para të mëngjesit.”

Ndërsa sa i përket temperaturave ato do të shënojnë ulje të ndjeshme të Dielën.

“Ditën e dielë do të kemi rënie të menjëhershme të temperaturave të ajrit me 2 gradë Celsius në vlerat minimale duke bërë që të zbresin në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimumet pritet të kenë rënie më të ndjeshme me të paktën 4 gradë duke bërë që maksimumet ditën e dielë të regjistrojnë vlerat rreth 14 apo 15 gradë Celsius.”

Edhe java e ardhshme do të sjellë rënie temperaturash sërish, por moti do të jetë kryesisht me diell.

Klan News