Liqeni i  Tiranës ofron ambiente mjaft çlodhëse për qytetarët. Larg smokut dhe zhurmave të përditshmërisë, kodrat e liqenit ofrojnë gjelbërim dhe ajër të pastër për këdo që zgjedh të kalojë një pasdite aty. Lokalet  duket sikur janë rindërtuar  për të pritur njerëzit që siç duket ishin harruar nga to. E diela është dita që i bën këta vende të mbipopullohen ku të gjithë duket se vijnë me një qëllim, të harrojnë përditshmërinë dhe të kalojnë një fundjavë të këndshme me familjarët e tyre.

Pamje Liqeni Artificial Tiranë, njerëz që shëtisin./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj