Këtë fundjavë në Gjirokastër do të mbizotërojë atmosfera e karnavaleve. Janë tri ditë festë që kulmojnë të dielën.

Do të organizohen aktiviteteve të shumëllojshme, ndërsa në qendër janë kryesisht fëmijët.

“Programi do të finalizohet në datën 23 Mars, ku paradite do të kemi pjesëmarrje të animatorëve të ndryshëm, face painting, argëtim, performance dixhej, dhe do të përmbyllet me ritin e djegies së dordolecit në pasdite”, u shpreh përgjegjësia e turizmit në Bashkinë e Gjirokastrës, Alesia Llapaj.

Organizimi synon promovimin e mëtejshëm të turizmit.

“Bashkia Gjirokastër është duke planifikuar një sërë aktivitetesh, duke përfshirë argëtim, performancë muzikore, aktivitete kulturore të cilat do të ndikojnë, mendoj, në shtrirjen e sezonit turistik”, tha Llapaj.

Karnavalet tashmë janë kthyer në një festë traditë në qytetin e gurtë.

Klan News