Qytetarët kërkojnë respektimin e masave

Kjo është e shtuna e parë që nga hapja e sezonit turistik ku bregdeti i Durrësit duket më shumë i frekuentuar nga pushuesit. Ky çift nga Kosova dhe këta dy banorë të Durrësit që prej një jave janë bërë bashkë, për të kaluar disa ditë plazhi.

Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, ata shprehen se nuk janë të frikësuar nga Covid -19.

“Dje kanë dezinfektuar plazhin, frikë s’kemi aspak. E mbajmë distancën shumë kur dalim në publik i vëmë maskat, dezinfektojmë duart…  Këtu ka hapësirë mjaft, nuk ka rrezik… Ky është grip i zakonshëm unë s’kam frikë. Deti, dielli shëndoshin njerëzit. Shyqyr u bë kjo që u hoqën shazllonat”.

Fundjava ka sjellë ndryshime edhe në bregdetin e Vlorës, ku pushuesit gjithashtu ishin më të shumtë. Edhe këtu qytetarët e shohin të domosdoshme respektimin e rregullave të sigurisë.

“Po, po, distancën e respektojmë falë edhe distancës që ka rëra këtu. Edhe pak duhet të kemi frikë ta ruajmë veten. E ruajmë veten na dhimbset koka”.

Plazhet në vendin tonë janë hapur që në javën e parë të Qershorit, por pavarësisht kësaj numri i pushuesve ka qenë shumë i pakët.

Tv Klan