Një 35-vjeçar, i akuzuar për shpërndarje të drogave të forta në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit” në Kryeqytet, është arrestuar në flagrancë me disa doza heroine në kuadër të operacionit të koduar “Fundjava”.

M. H., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, përfundoi në pranga pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjetën 5 heroinë.

Në momentin e kontrollit ai ishte duke qarkulluar me biçikletë në rrethrrotullimin e bulevardit të “Kasharit”. Në vijim shërbimet e policisë kontrolluan edhe banesën e tij, ku kanë gjetur dhe 20 doza të tjera heroinë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 doza heroinë, 2 aparate celularë dhe një biçikletë. /tvklan.al