Lojtarët e Kombëtares të rëndësishëm tek ekipet e tyre

Një fundjavë me minuta në këmbë dhe paraqitje të mira për pjesën më të madhe të Kuqezinjve. Edy Reja duhet të jetë i kënaqur me formën e futbollistëve që ka grumbulluar.

Ermir Lenjani shënoi sërish për Sion. Goli i katërt për të në këtë sezon në Superligën e Zvicrës. Nuk zhgënjeu as Endri Çekiçi, i cili është në listën rezervë për ndeshjet me Andorrën dhe Francën. Ai ishte shënuesi në fitoren 2 – 0 të Olimpija Ljubjana me Tabor Sezana.

Edhe pse gaboi te penalltia e fituar, Çekiçi tregoi veten në goditjen e dënimit dhe aksionet e skuadrës që kryeson kampionatin slloven.

Asiste për Ledian Memushajn te Pescara dhe afrimin e ri në Kombëtare, Florian Kamberin, i cili aktivizohet te Hibernian në Skoci. Thomas Strakosha tregoi edhe një herë cilësitë e tij duke pritur penallti, ndërsa një paraqitje pozitive ishte edhe për Etrit Berishën, vendimtar në disa raste për Spal në përballjen me Udinese.

Edhe mbrojtësit e Kombëtares u aktivizuan titullarë me ekipet e tyre, Elseid Hysaj, rikthehet titullar te Napoli. 

Tv Klan