Temperaturat do pësojnë rritje me 2-3 gradë Celsius, të Dielën priten reshje shiu

Moti i paqendrueshëm pritet të na shoqërojë këtë fundjavë të muajit Prill, pavarësisht se Premtja u shoqërua me rritje të lehtë të temepraturave dhe diell, duke arritur dhe në 18 gradë Celsius.

“Përsa i përket fundjavës parashikohet që herë pas herë të kemi vranësira të shpeshta, të cilat gjatë ditës së Shtunë do të jenë të fokusuara në zonat malore duke krijuar mundësi për momente të pakta me reshje shiu ndërsa në zonat e thella malore do të kemi shfaqje të pakta të flokëve të dëborës.”

Sinoptikanët thotë se mëngjeset dhe mbrëmjet do të vijojnë të jenë të freskëta, ndërsa në dielën priten reshje shiu.

“Dita e Dielë do t’i ketë disi më të shpeshta vranësirat duke rrezikuar edhe qytetet e zonës së ulët me reshje të pakta shiu, por që do të jetë një situatë kalimtare.”

Deri në mesin e këtij muaj sinoptikanët parashikojnë që temperaturat e ajërit do të jenë në vlera më të ulta se mesataret mujore të Prillit.

Klan News