Java që vjen, me diell dhe temperatura të larta

Fundjava do të mbyllet me shi, edhe pse intensiteti i tij do të jetë në rënie. Sinoptikanët parashikojnë një ulje të lehtë të temperaturave, por brenda vlerave tipike të muajit Mars.

“Reshje të pakta dëbore në veri, verilindje dhe juglindje. Vlerat minimale do të zbresin deri në -2 C, ndërsa ato maksimale do të vijojnë të rriten duke shkuar deri në 17C.”

Duke nisur nga e hëna e 9 Marsit, moti do të përmirësohet, dhe temperaturat do të njohin rritje.

“Java që vjen do të jetë përgjithësisht me mot të kthjellët. Do të kemi prezencë të pakët të reshjeve të shiut kryesisht në zonat jugore e juglindore. Vlerat maksimale do të shënojnë deri në mesin e javës 21 – 22 C, pra vlera 2 -3 herë më të larta sa duhet të ishin normalisht në muajin Mars”.

Shpejtësia e erës në bregdet do të arrijë deri në 40 km/ orë, duke mos krijuar probleme për lundrimin e anijeve.

Tv Klan