Pamjet vijnë nga aksi kombëtar Orikum-Vlorë.

Pas një fundjave në jug pushuesit në kthim kanë përjetuar një torturë të vërtetë. Radha e automjeteve ishte kilometrike.

Qytetarët janë të detyruar të presin me orë të tëra në temperatura të larta. Në rrugë nuk shihet asnjë polic rrugor. Prania e tyre do të ndihmonte në qarkullimin  e udhëtareve dhe në parandalimin e këtyre rasteve të automjeteve që për t’i shpëtuar trafikut hyjnë në parakalim duke shkaktuar bllokime të gjata. Edhe në Vlorë pranë Lungomares nuk është vendosur asnjë patrulle policie për lehtësimin e trafikut. Por nuk përfundon me kaq.

Fluksi i automjeteve vazhdon edhe ne aksin Fier-Levan. Makinat lëvizin në kaos të plote në një rrugë të pandriçuar. Edhe këtu vështirë të gjesh një polic të rrugores. Aksi i jugut nga Fieri në Vlorë është një nga më të populluarit në këtë periudhë. Policia e Shtetit kishte premtuar prezencë të shtuar të uniformave blu në këto akse për të menaxhuar trafikun, por rezultatet duken të pakta dhe se menaxhimi i fluksit të automjeteve duket se do tu ngjajë sezoneve të shkuara.

Tv Klan