Ka qenë një fundjavë tragjike kjo që lamë pas për dy shqiptarë të moshës 35 dhe 51 vjeç, të cilën humbën jetën në dy aksidente të ndryshme automobilistike në Italinë fqinje.

Shpëtim Halili, vetëm 35-vjeç, humbi tragjikisht jetën në një aksident me motor natën gjatë orëve të para të së dielës në Arezzo të Toskanës. Ai udhëtonte me motor kur u përplas me një automjet duke, gjetur vdekjen.

Shpëtim Halili

Halili, sipas mediave italiane, jetonte prej vitesh në Itali. Ai banonte në Capolona dhe punonte si picier. 35-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një djalë të vogël, 1 vjeç e gjysmë.

Në një tjetër aksident të ndodhur mëngjesin e së dielës në Palamanova të Udines, viktimë mbeti një 51-vjeçar shqiptar.

Viktima u përplas me një kamion, teksa udhëtonin në autostradën A4. Përplasja ishte mjaft e fortë. Pjesa e përparme e automjeti me të cilin udhëtonte shqiptari, identiteti i së cilit nuk bëhet publik, përfundoi nën kamion.

/tvklan.al