6 persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë janë shpëtuar pasi një nëndetëse turistike është fundosur pranë qytetit egjiptian Hurghada në Detin e Kuq.

Nëndetësja, e quajtur “SINDBAD”, kishte 45 turistë rusë në bord, përveç anëtarëve të ekuipazhit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të vendit RIA Novosti  14 prej të shpëtuarve u shtruan në spital dhe pjesa tjetër u kthyen në hotelet e tyre ku ishin akomoduar.

Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi fundosjen. Qyteti i Hurgadës që ndodhet në brigjet e Detit të Kuq, shquhet për rezortet që presin mijëra turistë të huaj.

Klan News