13 persona kanë humbur jetën dhe 142 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë pasagjerësh u fundos këtë të enjte në Liqenin e Kivus në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, në Afrikë.

Lajmi bëhet i i ditur nga “Reuters”, që citon Presidentin Felix Tshisekedi.

Në një deklaratë për mediat, Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos tha se 37 pasagjerë janë shpëtuar.

“Do të bëjmë gjithçka për të siguruar se të tilla tragjedi nuk do të ndodhin kurrë më”, tha Tshisekedi.

Në një aksident të ngjashëm në vitin 2010, 138 persona humbën jetën pasi një varkë u përmbys në lumin Congo. /tvklan.al