Gjirokastër- Gjashtë autobusë nga Greqia kanë mbërritur në Bularat për të marrë pjesë në varrimin e Kostandin Kaçifas.

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar dy shtetas grekë, të cilët  kishin ardhur për të marrë pjesë në varrimin e  Kaçifas. Ata do të procedohen për “

nxitje urrejtje mes kombeve dhe feve”.

2 shtetasve grekë iu gjetën bluza me simbole antishqiptare, kapuçë dhe sende të tjera të ndaluara.

Ndërsa 10 persona që do merrnin pjesë në varrimin e Kaçifas u kthyen më herët nga pala shqiptare pasi mbanin simbole antishqiptare.

/tvklan.al