Të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, ka qenë anëtar i Këshillit Kombetar të Partisë Demokratike Indrit Hoxha dhe spikerja e lajmeve Fabiola Hoxha të cilët kanë folur për historinë e tyre të dashurisë.

Indriti është shprehur se është shumë i dashuruar me Fabiolën dhe pëlqen çdo gjë që ajo ka.

Rudina Magjistari: Indrit çfarë të pëlqeu më shumë tek Fabiola, çfarë të tërhiqte, pse ke insistuar kaq shumë për të?

Indrit Hoxha: Tek Fabiola më pëlqen pothuajse gjithçka e saj. Ia them gjithmonë Fabiolës me shaka, unë të kam rrëmbyer ty, të kam marrë me zor. Që në momentin e parë që kemi dalë në kafe, unë në mendjen time kam qenë i bindur që në atë moment që unë me këtë vajzë do martohem dhe do krijoj jetën time.

Fabiola Hoxha: Ka një gjë interesante. Unë e kuptova qëllimin e Indritit sepse një person nuk mund të të shkruajë dhe të të kërkojë për të dalë në kafe 2 vite rresht dhe në takimin e parë e kam sjellë muhabetin në atë formë që t’i thoja shiko unë nuk jam gati për lidhje dhe as nuk më pëlqen fare të lidhem, sa fejohem dhe martohem, kështu që e vazhdojmë kështu si shokë, ndërkohë që Indriti që në kafen e parë më tha ok dakort si të duash ti.

Rudina Magjistari: E kishte ndarë mendjen që do dilte ai fituesi në fund.

Fabiola Hoxha: Është shumë këmbngulës.

Rudina Magjistari: Po ti çfarë pëlqeve tek Indriti, çfarë të tërhoqi tek ai?

Fabiola Hoxha: Nuk mund ta përkufizoj dot vetëm me një fjalë. Në momentet e para ka qenë këmbngulja e Indritit që më bënte vërtet shumë përshtypje. Karakteri i fortë, por më shumë nga të gjitha më pëlqen dashuria që ka për mua që e shfaq atë në çdo moment. Është karakter i fortë dhe shumë bujar si tip, është tolerant dhe më lë hapësirë që të kem gjërat e mia. /tvklan.al