Kujdesej çdo ditë 20 orë për bashkëshortin e saj duke mos u lodhur për asnjë minutë dhe në fund rezultati ishte i jashtëzakonshëm. Një burrë në Kinë ka rifituar vetëdijen nga një gjendje kome pesë-vjeçare pasi gruaja e tij u kujdes për 2,000 ditë.

Li Zhihua, nga Xiangyang në Provincën Hubei, pësoi lëndime të rënda në tru në një aksident në vitin 2013. Gruaja e tij u bë kujdestarja e vetme dhe flinte vetëm dy deri në tre orë në ditë, pasi kujdesej dhe i fliste gjatë gjithë kohës.

Gjëja e parë që Li i tha gruas së tij pasi u zgjua ishte: “Të dua!”

Historia e tyre u publikuar këtë javë nga mediat kineze, përfshirë Btime.com, Cover News, etj. Sipas raportimeve, Li u rrëzua nga një motoçikletë në Gusht të vitit 2013.

Duke përshkruar gjendjen e tij, Dr Wan Qing’an u tha gazetarëve: “Kur erdhi në spital, ai ishte në gjendje vegjetative. Ai nuk mund të përgjigjej për asgjë”.

Gruaja e tij, 57-vjeçaja Zhang Guihuan, ka treguar se mjekët i kanë thënë se ai mund të rrinte për shumë vite në gjendje kome, por ajo nuk ka humbur për asnjë ditë shpresat.

Ditë pas dite, bashkëshortja e vendosur qëndroi pranë shtratit të Li për të biseduar me të dhe për vendosur këngët e tij të preferuara, duke shpresuar se gjendja e tij do të përmirësohej.

Këto gjëra ishin shumë të dobishme për të stimuluar sistemin e tij nervor,” tha Dr Wan.

Li mrekullisht rifitoi vetëdijen e tij vitin e kaluar. Ai vazhdoi të qëndrojë në spital me qëllim që t’i nënshtrohet trajtimit të shërimit.

Dr Wan tha se megjithëse Li nuk mund të shqiptonjë fjalë qartë, ai ishte plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij. Pamjet e filmuara në spital tregojnë gruan që ndihmon Li të praktikojë ecjen.

Videoja gjithashtu tregon se ajo i bën burrit dhe masazh.

Dr Wan tha se Li ka bërë përparim të madh pasi merr pjesë në seancat e rimëkëmbjes për më shumë se një vit.

Duke folur për zonjën Zhang, infermierja Xia Li tha se: “Ajo i mësoi partnerit të saj shumë lëvizje dhe ka treguar shumë durim, duke mos u ankuar asnjëherë.

“Unë kurrë nuk kam menduar të heq dorë. Për sa kohë që ai është gjallë, unë do të vazhdoj t’i shërbej”, ka rrëfyer Zhang./tvklan.al