“Royal Mail” ka bërë të ditur përdorimin e furgonave elektrikë, për kryerjen e dërgesave të ndryshme, me qëllim uljen e emetimeve. Kompania është duke lidhur një marrëveshje me kompaninë elektrike të automjeteve në Londër, për të provuar furgonin elektrik të ri, VN5.

Drejtori i dërgesave në “Royal Mail”, Paul Gatti u shpreh: Ne jemi të përkushtuar të bëjmë ndryshime në operacionet tona, për të  zvogëluar ndikimin tonë mjedisor, duke siguruar që të vazhdojmë të përmbushim pritjet e klientit. Krahas futjes së furgonëve elektrikë në vendet ku biznesi ynë operon, ne jemi duke hartuar një program që na lejon të eksperimentojmë me mënyra të ndryshme për ta arritur këtë. Qëllimi është që të vazhdojmë të bëjmë dërgesa në mënyrë të sigurt, me efikasitet dhe me përgjegjësi./tvklan.al