f2Gjatë fjalës së tij dje në Parlament, Kryeministri Edi Rama, deklaroi se do të pezullon vetëm furgonët pa licensë, jo ato me licensë. Por furgonët e licensuar për transportin e pasagjerëve nuk janë lejuar as sot të lëvizin.

Dhe boshllëkun e krijuar prej tyre kanë nxituar ta zenë mjetet e palicensuar për këtë transport.

Në autostradën Tiranë –Durrës vazhdojnë të qarkullojnë furgona me targa të bardha,të cilët transportojnë pasagjerë nga Tirana për në Durrës, Lushnje, Fier, Vlorë e qytete të tjera.

Nuk janë të pajisur me targa taksie, megjithatë qëndrojnë për të marrë qytetarët të cilët presin në anët e rrugës. E njëjta situatë paraqitet edhe në Kamëz, në aksin që lidh Tiranën me veriun.