Tre persona u plagosën si pasojë e një aksidenti në rrugën Librazhd – Qafë Thanë. Sipas policisë, një furgon mallrash doli nga rruga pranë fshatit Pishkash duke rënë në një humnerë rreth 40 metra.

Të plagosur mbetën drejtuesi i furgonit 32 vjeç dhe dy pasagjerët 22 dhe 31 vjeç banues në fshatin Vloçisht të Korçës. Ata u transportuan me urgjencë në spitalin rajonal të Librazhdit dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh në Qafë-Thanë, pasi mbrëmjen e djeshme një autobus me nxënës doli nga rruga, duke lënë të plagosur 7 prej tyre.

Tv Klan