Ky është momenti dramatik kur një furgon përfundon në ajër, pasi u përplas me një rrethrrotullim. Ngjarja në fjalë ndodhi në A11, në Norfolk të Britanisë së Madhe.

Sipas asaj që shkruan BBC, furgoni sapo kishte parakaluar një tjetër automjet dhe po afrohej në kryqëzim pranë Attleborough. Aksidenti ndodhi më 1 Shtator, por pamjet u publikuan së fundmi nga mediat britanike.

Fatmirësisht, 3 personat që ndodheshin në furgon pësuan vetëm lëndime, pa rrezik për jetën.

/tvklan.al