Furgoni humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën

Furgoni humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën

21:56 19/06/2018

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga në Bulqizë. Aksidenti ndodhi pasditen e së martës në aksin që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër.

Sipas policisë, mjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit të rrugës. Më pas makina është përmbysur në rrugë.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri u lënduan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Bulqizës.

/abcnews.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT