Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën e Fierit në drejtim të Lushnjes, pranë Spitalit Memorial.

Mësohet se një furgon mallrash është përmbysur në autostradë.

Sipas Policisë së Fierit, drejtuesi i furgonit tip Benz, me iniciale O.Ç., humbi kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë u përplas me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe përfundoi i përmbysur, siç duket edhe në pamjet e siguruara nga gazetarja e Klan News, Anila Sefa.

Si pasojë e aksindentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al