Lajme Arkiva – TV Klan 2001

8 kilogramë heroinë, thyen postbllokun shqiptar për nuhatjen nga qentë italianë. Në orën 1:30 të drekës së 14 Marsit, në portin e Barit është ndaluar një furgon me targë Durrësi. Furgoni sapo kishte mbërritur në Itali, nga porti i Durrësit me tragetin Palladio. Në rrotën rezervë të automjetit u gjendën 8 kilogramë heroinë.

Sipas policisë italiane, drogën e kanë nuhatur qentë antidrogë, por një kontroll të tillë, ky automjet e ka bërë edhe në portin shqiptar. Sipas ekspertëve, qentë janë një element mjaft i rëndësishëm në luftën kundër lëndëve narkotike, por vetëm nuhatja e tyre nuk mjafton. Për të kapur trafikantët është i domosdoshëm informacioni njerëzor. Ka shumë të ngjarë që edhe në aksionin e policisë italiane, pjesën më të rëndësishme ta ketë edhe ky informacion, por çuditërisht nuk dihet ende pse nuk u përdor nga policia shqiptare./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj