Një ngjarje aksidentale i mori jetën një burri këtë të mërkurë në fshatin Krahës të Tepelenës.

Viktima është një 67-vjeçar, i cili u përplas nga furgoni që ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë së familjes. Shkak, sipas policisë, u bë terreni i pjerrtë ku ndodhej automjeti.

I plagosur në këmbë mbeti edhe djali i 67-vjeçarit, i cili u dërgua në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore. Nga hetimet, policia thotë se rezultoi që ngjarja ishte aksidentale./tvklan.al