Një i mitur ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një furgon. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Suk 1 të Roskovecit.

Policia thotë se mjeti tip Iveco i drejtuar nga qytetari me iniciale A.M. përplasi 11-vjeçarin që po udhëtonte me biçikletë.

Pas përplasjes nga furgoni, i mituri goditi një makinë tip Audi të parkuar në anë të rrugës.

Fëmija u dërgua në spital i plagosur, ndërsa shoferi i makinës u shoqërua në komisariat për t’u pyetur lidhur me shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. /tvklan.al