Dy persona kanë humbur tragjikisht jetën kanë këtë të diel, në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi.

Gentjan dhe Klodiana Karazajmi, 34 dhe 28 vjeç,  udhëtonin me një motoçikletë, kur u përplasën nga një furgon. Përplasja ishte fatale për bashkëshortët të cilët gjetën vdekjen të dy.

Ndërkohë, në një njoftim për mediat, policia tha se ka shoqëruar në komisariat shoferin e furgonit, me iniciale A.B. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al