Furgoni përplaset me bordurën, humb jetën pasagjerja

Furgoni përplaset me bordurën, humb jetën pasagjerja

11:55 14/07/2019

Një aksident tragjik në rrugën dytësore Vorë-Tiranë i mori jetën një personi paraditen e kësaj të diele. Viktima është një pasagjere në një furgon që shërbente për transport mallrash. Në timon ndodhej një 28-vjeçar me iniciale A.K., i cili në rrethana ende të paqarta humbi kontrollin e mjetit. Për pasojë furgoni doli nga rruga dhe u përplas me bordurën e anësore.

Përplasja ishte mjaft e fortë, duke i marrë jetën pasagjeres. Identiteti i saj nuk dihet ende, pasi sipas policisë, ajo ka marrë dëmtimeve të rënda, duke e bërë të vështirë identifikimin. Ndërsa shoferi i furgonit mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Autoritetet policore vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT